ARMIKU I FEROS/ Unikkatili i shkruan Arbenitës: Do të ndihmoj të çlirohesh – AlpeGossip
ARMIKU I FEROS/ Unikkatili i shkruan Arbenitës: Do të ndihmoj të çlirohesh

ARMIKU I FEROS/ Unikkatili i shkruan Arbenitës: Do të ndihmoj të çlirohesh

Arbenita ka zbuluar se reperi i njohur, Unikkatili i ka shkruar në Instagram. Kujtojmë që gjatë kohës kur merrej me muzikë, Fero dhe Unikkatil ishin “armiq”. Madje Fero ka një këngë diss posaçërisht për Unikkatilin. Tani ky i fundit i ka shkruar Arbenitës dhe i ka ofruar ta ndihmojë të çlirohet nga Fero.

“Kam një ide që mund të të ndihmojë të çlirohesh dhe kjo duke respektuar privatësinë tënde të plotë”, i ka shkruar reperi.

Arbenita i ka kthyer, por mesa duket me kunjë

“Po patjetër. Por para kësaj a mund të porosis një picë,” ka qenë përgjigjja ironike e Arbenitës, e cila më pas i ka bërë bllok Unikkatilit.

Kunja lidhet edhe me Feron pasi kohë më parë ish-reperi kishe bërë një ‘diss’ ndaj Unikkatilit, duke e quajtur atë picamen.

“Mu picamen s’je ti n’veti jo, qato nuk kom folë se shihet me kohë, vlej do milionë…”