Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi para dy ditësh kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.
Në dasmë ishin të ftuar shumë miq e kolegë të cilët u bënë dëshmitarë për një ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e tyre. Mbrëmja kaloi për bukuri, mes momenteve magjike dhe kërcimeve të papara.
Disa foto nga dita më e rëndësishme në jetën e saj, Jonida ka vendosur t’i publikojë ditën e sotme në profilin e Instagramit duke e ndarë lumturinë që ndjen me ndjekësit e saj.
‘Momenti me emocionues i jetes sime!’ ka shkruar ajo. Po ashtu me këtë rast, Jonida ka falenderuar Amarda Toskën, Ermal Mamaqin dhe të gjithë stafin e ‘Ami Event’. “Më të bukur nuk na e bënit dot këtë ditë tonën të rëndësishme! Super profesionist dhe kreativ!”-ka shkruar ajo. Falenderimet i ka mbyllur me një falenderim të rëndësishëm ndaj Zotit. “Falenderimi i fundit i shkon Zotit që më ka bekuar me Besnik Krapin në jetën time!”, ka shkruar aktorja, duke shprehur ndërmjet këtyre fjalive gjithë dashurinë që ka për të shoqin.