ÇËSHTJE KARANTINE/ Si do shkojë halli i Lorit dhe Mozzik (bashkëngjitur, një kërkesë publike për çiftet e showbizit) - AlpeGossip
ÇËSHTJE KARANTINE/ Si do shkojë halli i Lorit dhe Mozzik (bashkëngjitur, një kërkesë publike për çiftet e showbizit)

ÇËSHTJE KARANTINE/ Si do shkojë halli i Lorit dhe Mozzik (bashkëngjitur, një kërkesë publike për çiftet e showbizit)

Dita X e karantinës. E pashë tek Story-t e Alketa Vejsiut dhe të tjerë personazheve që sot qenka e premte. Nuk më prish punë. Nuk ka asnjë klub hapur që të mendoj çfarë do vesh sonte mbrëma. Megjithatë, Loredana e publikoi këngën e re. Bashkëpunimi me Zuna-n, reperin gjerman që u përfol aq shumë për lidhje/zgjidhje me Lorin, mban titullin “Je e imja”. Ose “Je i imi”, varet si e percepton ti vetë.

Natyrisht, nuk mora vesh asnjë fjalë as këtë herë, sepse teksti ishte gjermanisht. Dhe jo, nuk kam ndërmend të përdor Google Translate, sepse nuk do ta bëja as për materiale shkencore. Tani, unë kokrrat e orizit i mbarova së numëruari, edhe fijet e makaronave. Madje, i hyra dhe flokëve një ditë, por më zuri gjumi dhe e lashë. Gjej rastin të falenderoj Loredanën, sepse nga hiçi, përsëri, postoi foton e Mozzik. Po çfarë të keqe i ka bërë Mozziku që sa herë publikon këngë të re, nuk rri dot pa e përmendur?!

Po lëre o Lori rehat, se nuk të ka gjë për borxh! Edhe po të pati, zgjidheni në privat, se nuk po e përballojmë dot më dilemën: a duheni apo jo? Vazhdo jetën, nuk ia vlen e gjitha kjo për një mashkull. Dhe kështu, po kalon dhe e premtja . Bëj thirrje për të gjithë çiftet dhe ish-çiftet e showbizit të publikojnë ndonjë gjë të ngjashme. Kontribuoni dhe ju në aktivitetet e kota marramendëse të karantinës.
Ua paçim borxh!