Në qershor të 2017-ës, moderatori i njohur shqiptar, Eno Popi, duhej të festonte ditën e lindjes, por ajo u shndërrua në ditën më të trishtë, pasi po atë ditë u nda nga jeta nëna e tij.
Nëna e Popit vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe nuk mundi ta mposhtte dot.
Dhe pikërisht sot, në 8 Marsin e dytë pa të ëmën, Eno e ka kujtuar atë përmes një fotoje mjaft prekëse.
Moderatori shfaqet duke i mbajtur dorën të ëmës në foton e publikuar në Instagram, ndërsa shkruan: “Diku në parajsë ajo po qesh!”
Pavarësisht humbjes së nënës e cila nuk zëvendësohet kurrë, moderatori i emisionit “Dilema”, është bëkuar me një vajzë në një vit më pas, konkretisht në maj të 2018-s.
“Kemi zgjedhur ta quajmë Liv. Është një ndjesi dhe emocion shumë i bukur”, shprehej Eno në atë kohë.










![Me siguri vëllai të Lori Hoxhës do i ngelë hatri pasi të shohë këtë “Insta Story” të motrës së madhe (FOTO)]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/08/SSSVELLAI888-400x224.jpg)


