HABIT RINA ME PËRGJIGJEN/ Është gati të sjellë një bashkëpunim muzikor edhe me Taynën – AlpeGossip
HABIT RINA ME PËRGJIGJEN/ Është gati të sjellë një bashkëpunim muzikor edhe me Taynën

HABIT RINA ME PËRGJIGJEN/ Është gati të sjellë një bashkëpunim muzikor edhe me Taynën

Mos e besoni po deshët, por ka shumë mundësi që një nga konfliktet më në zë të showbizz-it shqiptar të jetë shuar, madje të kthehet në miqësi.

Po,po…e kemi fjalën për Taynën dhe Rinën, të cilat pas shumë disseve dhe përplasjeve në distancë kanë bërë paqe.

Rina na ka befasuar të gjithëve mbrëmjen e sotme, e ftuar në ‘Shiko kush luan’, ku luajti lojën ‘paintball’, duke u vendosur përballë personazheve që nuk kanë thënë edhe aq gjëra të mira për të.

Por, ndryshe prej tyre, reperja zgjodhi mos tu përgjigjej me të njëjtën monedhë. Në këtë listë ishte edhe Tayna, me të cilën Rina pranoi se janë qetësuar gjakërat, teksa e pyetur nëse do kishte bërë një bashkëpunim me të u përgjigj:

Do kisha bashkëpunuar me të gjithë, pa problem.

Epo, s’thonë kot e shkuar e harruar. Tani mbetemi në një përgjigje nga Tayna. Kjo e fundit kohët e fundit është përfolur se ka nisur një konflikt me Dafinën.

Shkak janë bërë disset në distancë, unfollow ndaj njëra-tjetrës dhe mungesa e mbështetjes. Megjithatë, deri tani asnjëra prej tyre nuk ka folur publikisht rreth kësaj teme.

Se si do vijojë situata, mbetet për tu parë.