''QAJ DERISA KALON''/ Arbana flet për periudhën delikate në jetën e saj - AlpeGossip
”QAJ DERISA KALON”/ Arbana flet për periudhën delikate në jetën e saj

”QAJ DERISA KALON”/ Arbana flet për periudhën delikate në jetën e saj

Arbana Osmani është një prej moderatoreve më të dashura të publikut. Ajo di si t’i bëjë të gjithë të lumtur përmes emisionit në ‘Top Channel’, që pritet të nisë së shpejti.

Mbrëmjen e djeshme moderatorja mendoi t’u përgjigjej pyetjeve të fansave mbi librin e saj me gatime, dhe nuk nguroi të tregonte gjithcka. Ndër to ajo zgjodhi t’i përgjigjej edhe një pyetjeje mjaft delikate.

“Jashtë librit, ke ndonjë këshillë që i thua vetes kur lëndohesh?” Ishte kjo pyetja e fansit, së cilës Arbana iu përgjigj se nuk ka asnjë këshillë. ”Jo, nuk kam. Thjesht qaj derisa të më kalojë. Se gjithçka kalon gjithmonë,”-është shprehur Arbana Osmani.