DO JETË MË MIRË PËR JU/ Asnjë nga këto gjëra s’duhet bërë gjatë periodave! – AlpeGossip
DO JETË MË MIRË PËR JU/ Asnjë nga këto gjëra s’duhet bërë gjatë periodave!

DO JETË MË MIRË PËR JU/ Asnjë nga këto gjëra s’duhet bërë gjatë periodave!

Në fakt, gjithçka mund të bëhet gjatë atyre ditëve, por çfarë është më e mira për ne? Të qëndrojmë shtrirë, të flemë gjumë dhe të mos na ngacmojnë. Që të ndodhin këto, duhen shmangur gjithë gjërat më poshtë.

1. Mos shih komedi romantike! 

Nëse je single, komeditë romantike do të bëjnë të ndjesh mungesën e tij. Nëse je në një lidhje do të mungoj të qënit single. Është një situatë humbje-humbje. Kuptoni që njerëzit në ekran kanë një jetë më emocionuese sesa ju edhe nëse ju jeni single apo në një marrëdhënie. Dhe e vetmja arsye e kësaj është se në fakt jeta e tyrë në film është e rreme. Jeta e vërtetë është shumë më tepër e mërzitshme.

2. Harroje palestrën

Ndihesh e fryrë thjesht sepse je gjatë ciklit. Pasi java të ketë mbaruar do të ndihesh sërish seksi. Nuk ka nevojë për ushtrime tani, sidomos nëse nuk doni të rrezikoni prishjen e rrobave të reja të stërvitjes. Më mirë t’i shmangni vetes telashe me njollat.

3. Mos ha pafund çokollata!

Mos i beso të gjitha klisheve që dëgjon. Nuk ke pse bie pre e çokollatave vetëm sepse je gjatë ciklit menstrual. Nuk do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Hani ndonjë ëmbëlsirë ose karamele por mos e teproni. Në fund do të ndiheni të zemëruar me veten tuaj.

4. Mos u lodh të nisësh zënka!

Nëse nis një zënkë me një mik, ju do të thoni gjëra që nuk i mendoni vërtet sepse doni apo jo, hormonet bëjnë të vetën. Mundohu të jesh tolerante në biseda apo debate dhe hapni rrugë.

5. Mos bëj dush (ditët e para).

Ju ndiheni të “pista” por pse duhet të humbni kohën në dush. Shanset janë që ju madje nuk dëshironi as të qëndroni në këmbë kështu që pse duhet t’a vendosni veten në vështirësi. Megjithatë ju mund të bëni thjesht një dush të ngrohtë në vaskë, të pini një gotë verë dhe të përpiqeni të harroni problemet tuaja.

6. Mos bëj vrap!

A mund t’a imagjinosh? Të vraposh në kohën kur je me menstruacione është ndoshta një ndër idetë më të këqija. Kjo nuk do t’ju bëj të ndiheni më mirë, ndiheni të fryra kështu që djegia e kalorive shtesë nuk do të jetë e dobishme. Mos i merrni shkallët me vrap, mos vraponi për te parkimi. Në vend të kësaj shijoni një tjetër ëmbëlsirë që mund t’ju ketë mbetur në kuzhinë.

7. Mos mendo shumë.

Nuk ka asnjë arsye se përse duhet t’a kontraktoni trupin dhe trurin tuaj një herë në muaj. Nëse jeni me perioda evitoni çdo gjë që ju bën të mendoni shumë. Në vend që të zgjidhësh ushtrimet e matematikës, mundohu të ushqesh kafshët sepse do të ndiheni keq nëse e sforconi trurin tuaj. Mos u shqetësoni çdokush do t’a kuptojë këtë gjë.

8. Harroje për ca ditë gatimin

Nëqoftëse do të qëndronim në kuzhinë, ekziston rreziku për të dëmtuar dikë. Po nëse në një nga shpëthimet tona emocionale ne kemi një thikë në dorë? Me siguri mund të përfundojmë keq. Një gjë të cilën nuk duhet të bëni gjatë ciklit është të hyni në kuzhinë, qoftë edhe për një gatim të lehtë.