MUND TË JESH SHTATZËNË POR NUK E DI/ Ja arsyet pse kjo gjë mund të ndodh – AlpeGossip
MUND TË JESH SHTATZËNË POR NUK E DI/ Ja arsyet pse kjo gjë mund të ndodh

MUND TË JESH SHTATZËNË POR NUK E DI/ Ja arsyet pse kjo gjë mund të ndodh

Fenomeni i shtatzënisë “sekrete” nuk është i panjohur për mjekët. Një grua,mund të jetë në pritje të ëmbël dhe të mos e dijë deri në një moment të caktuar. Diçka e tillë mund të ndodhë për një nga arsyet më poshtë:

#1. Periodat janë gjithmonë të çrregullta

Sipas së njëjtës mjeke, nëse periodat tuaja janë gjithmonë të parregullta me siguri nuk do e vini re shtatëzëninë. Çrregullimet mund të ndodhin për shkak të kimisë së trupit ose të Sindromës Ovariane Policistike.

#2. Testet e shtatzënisë nuk janë gjithmonë të saktë

Megjithëse mundësitë që testet të gabojnë janë të vogla, kjo është e mundur të ndodhë. Ndoshta në momentin që është bërë testi trupi juaj nuk ka prodhuar mjaftueshëm hormone sa ai t‘i dallojë. Kjo ndodh sidomos në rastet kur pini shumë ujë. Bëjeni testin më shumë se njëherë.

#3. Shtimi në peshë

Femrat që janë mbipeshë nuk i dallojnë domosdoshmërisht ndryshimet fizike kur fëmija rritet brenda tyre. Shtresat e tepërta mund të bëjnë që ato të mos i ndjejnë lëvizjet e fëmijës në bark.

#4. Rritja e bebit është shumë e qetë

Është normale që fëmija të fillojë të lëvizë sidomos në tremujorin e tretë, por jo të gjithë fëmijët e bëjnë këtë. Ndonjëherë edhe placenta pengon që nëna të ndjejë lëvizjet e tij.

#5. Problemet kronike me stomakun

Nëse gjithmonë keni pasur probleme që lidhen me stomakun si përzierje, vjellje, fryrje, me siguri që nuk mund ta vini re kur jeni shtatëzënë.