“KTHEJU TOKËS” PO BËHET HIT/ Izraelitët festojnë pavarësinë e vendit me këngën tonë – AlpeGossip
“KTHEJU TOKËS” PO BËHET HIT/ Izraelitët festojnë pavarësinë e vendit me këngën tonë

“KTHEJU TOKËS” PO BËHET HIT/ Izraelitët festojnë pavarësinë e vendit me këngën tonë

Edhe pak ditë na ndajnë nga performaca e këngëtares Jonida Maliqi në “Eurovizion”. Jonida do të këndojë në 16 maj këngën “Ktheju Tokës” në natën e dytë gjysmë finale që do të mbahet në Izrael.

Siç duket kënga është pritur mjaft mirë dhe po pëlqehet shumë nga fansat e huaj të cilët vazhdimisht kanë përkrahur Jonidën nëpërmjet videove dhe komenteve pozitive. Megjithatë surprizën më të bukur këngëtarja shqiptare e ka marrë së fundmi nga një fansa izraelit.

Ajo ka publikuar një video në profilin e saj ku shihet një djalë duke kënduar në shqip këngën “Ktheju Tokës” në orën 5 të mëngjesit për të festuar pavarësinë e Izraelit.

“Kjo është një nder surprizat me te bukura kur një shtetas i huaj këndon kaq bukur këngën Shqiptare. Faleminderit djema.”, ka shkruar Jonida pranë videos që është komentuar shumë.