Emrat e huaj ikin nga “moda”! VIP-at që na treguan se nuk ka si emrat SHQIPTARË për fëmijët – AlpeGossip
Emrat e huaj ikin nga “moda”! VIP-at që na treguan se nuk ka si emrat SHQIPTARË për fëmijët

Emrat e huaj ikin nga “moda”! VIP-at që na treguan se nuk ka si emrat SHQIPTARË për fëmijët

Përzgjedhja e një emri nuk është edhe aq e lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë tënd. Një pjesë e prindërve përzgjedhin që ta formojnë vet ata një emër të ri nëpërmjet një bashkim shkronjash, disa të tjerë parapëlqejnë ata të huajt dhe disa të tjerë përzgjedhin emra tradicional shqiptarë.

Vitet e fundit brezi i ri që po vjen po pagëzohet me emra shqiptarë, ndryshe nga vite më përpara ku prindërit preferonin më shumë që të vendosnin emra të huaj, si ata italianë, amerikanë apo gjermanë që të themi të drejten u shtuan shumë.

Kjo “modë” e re po vrehet më së shumti në vipat shqiptarë që dita ditës duket se po perhapin “tendencën” e emrave shqiptarë, që në fakt jo vetem që janë të bukur e origjinal por edhe kanë kuptime të vërteta.

Rasti më i afërt është ai i sotmi, lindja e Miriam Canit për të dytën herë, vogëlushin të cilin Alban Skënderaj dhe Miriam e quajtën siç kanë titulluar dhe një këngë të tyre, “Duam”. Ndërkohë që vajza e tyre quhet Ameli.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku e kanë quajtur vajzën e tyre “Ajka”.

Elita Rudi dhe Gjiko e kanë quajtur djalin e tyre “Zëri”.

Eni Jani dhe Genc Fuga kanë dy fëmijët e tyre “Stina” dhe “Ajri”.

Alban Dudushi dhe Bieta Sulo djalin e tyre e kanë quajtur “Kroi Art”.

Erion Isai e ka quajtur vajzën “Ajër”.

Vedat Bajrami e ka quajtur vajzën “Toka”.

ALPEgoossip.al