DEDIKUAR NËNAVE TË MIA/ Letra emocionuese që na preku të gjithëve – AlpeGossip
DEDIKUAR NËNAVE TË MIA/ Letra emocionuese që na preku të gjithëve

DEDIKUAR NËNAVE TË MIA/ Letra emocionuese që na preku të gjithëve

Nënës sime- “Ti u ndave nga jeta kur unë isha 12-vjeç dhe tani që jam në prag të të 30-ve, kuptoj më shumë se kurrë sa e padrejtë ishte për të gjithë ne ikja jote para se të mbushje 39-vjeç. Kam kaluar shumë kohë pa ty, po s’kalon asnjë ditë pa të të menduar.

Di shumë pak për ty si grua…Të gjithë kujtimet i kam me sytë e fëmijërisë, të tjerat janë histori që m’i kanë treguar. Uroj që të jesh e kënaqur me rrugën që kam zgjedhur. Uroj që je gjithashtu dakord, për gruan që kam përdorur për të mbushur hapësirën bosh që më la mungesa e një nëne. Ti je e pazëvendësueshme sigurisht, por të gjithë ata kanë bërë shumë për mua.”

Për njerkën time- “E di që isha shumë e keqe kur ti erdhe dhe humori im acarus prej adoleshenteje i bënte gjërat të mos shkonin siç duhej. Më fal për vitet e para të marrëdhënies sonë. Më vjen turp nga ty kur i kujtoj tani.

Kur ti u martove me babin ishte një prej ditëve më të lumtura të jetës sime. Fakti që kam të njëjtin profesion me ty,më ka ndihmuar shumë. Ti e kupton punën dhe karrierën time në një mënyrë që babi s’mundet dhe këtë e vlerësoj shumë.”

Tezes time- “Ti je e rritura e vetme me të cilën kam mundur të flas për djemtë, seksin apo edhe hashashin. Në vend që të më gjykoje, ti tregoje interes për mua. Ndjeshmëria jote pas vdekjes së nënës ndërtoi një shoqëri me themele të forta mes nesh. Faleminderit që kam me ty, marrëdhënien që shoqëria ime ka me nënat. Nuk trishtohem sa herë i shoh ata, sepse të kam ty.”

Për ish-vjehrrën time- “Nuk kishim asnjë lloj detyrimi të ruanim kontaktet, kur unë isha 17-vjeç dhe djali yt më la. Tani, 12 vite më vonë ne ruajmë raportin më të mirë! Një ditë ti më the se unë isha vajza që t’i s’e kishe dhe aty s’i mbajta dot lotët. Kam mësuar shumë gjëra nga ty. Ti ishe super mami që rrije me bluze sportive dhe konversa, por tani je shoqja ime më e mirë.

Faleminderit që je pjesë e jetës sime jo sepse duhet, por thjesht se do!”

*Shënim: Kjo letër është përshtatur nga The Guardian.