SI KURRË MË PARË/ Bëhen bashkë, Tayna, Fifi dhe Melinda (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip

SI KURRË MË PARË/ Bëhen bashkë, Tayna, Fifi dhe Melinda (FOTO+VIDEO)

Reperet shqiptare janë kthyer në më të komentuarat e showbizit, jo vetëm me stilin e tyre, por edhe me diss-et kushtuar njëra-tjetrës nëpër këngë.

Tre nga reperet më të suksesshme janë edhe Tayna, Fifi dhe Melinda të cilat kanë sjellë këngë që janë pëlqyer shumë nga publiku.

Së fundmi të treja janë bërë bashkë në një mendje dhe “Prive” ka vënë re se reperet kanë rikrijuar këngët popullore shqiptare.

Fillimisht Tayna rikrijoi një këngë popullore shqiptare, atë “Kqyrni shoqe”, duke e sjellë në një version të ri.

Po ashtu edhe kënga e fundit e Fifit është ripunim i këngës shumë të vjetër shqiptare “Oj zogo”.

Ndërsa Melinda me projektin e fundit “Pika Pika”, në refren ka përfshirë këngën popullore “Kush t’ka rrejt”.