AKTORJA POZON NUDO/ E dashura nuk mundet ti rezistojë! (FOTO) – AlpeGossip
AKTORJA POZON NUDO/ E dashura nuk mundet ti rezistojë! (FOTO)

AKTORJA POZON NUDO/ E dashura nuk mundet ti rezistojë! (FOTO)

Nëse ju ka rënë rasti të kaloni nga Instagram-i i Ashley Benson me siguri i keni parë fotot e postuara së fundmi.

Thuajse nudo, Ashley u kujdes të zgjonte fantazinë e ndjekësve të asaj, duke harruar që ajo që s’e përballon dot gjithë këtë, është e dashura e saj, Cara Delevingne.

Nëse tek njëra prej fotove, aktorja e Pretty Little Liars mbulon gjithë trupin lakuriq me çizmet, tek një tjetër silueta e Benson është krejt e dukshme.

Ylli i “Marvelous Mrs. Maisel” bëri një koment në këtë foto dhe gjejeni kush nxitoi t’i kthente përgjigje?! Sigurisht që modelja, e cila thjesht s’i reziston dot.

“Pa më thuaj mua!”- shkruan Delevingne.

Siç mund ta keni vënë re, Cara dhe Ashley nuk flasin shumë për marrëdhënien e tyre, por vajzat janë shumë të dashuruara dhe jetojnë bashkë. Nga të dyja, Cara është ajo që sa herë i jepet mundësia të flasë për partneren e bën në mënyrën më romantike të mundshme.

“Ajo është një nga njerëzit që më ndihmoi të doja veten kur kisha më shumë nevojë. Ajo më tregoi çfarë është dashuria e vërtet dhe si ta pranojmë atë, gjë që është më e vështirë nga ç’e mendoja.”- u shpreh kjo e fundit në qershor të këtij viti.