“I KËNDOVA SERENATË POSHTË BALLKONIT”/ Gena tregon se si e kanë refuzuar (VIDEO) – AlpeGossip
“I KËNDOVA SERENATË POSHTË BALLKONIT”/ Gena tregon se si e kanë refuzuar (VIDEO)

“I KËNDOVA SERENATË POSHTË BALLKONIT”/ Gena tregon se si e kanë refuzuar (VIDEO)

Shumë vajza kanë ëndërruar që i dashuri i tyre t’u bënte të paktën një herë në jetë një serenatë poshtë ballkonit, sidomos korçaret. Serenatat janë një nga gjërat më romantike që një djalë mund t’i bëjë një vajze kur dëshiron t’i shprehi dashurinë por ja që ndonjëherë jo gjithçka shkon siç është planifikuar.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” Jonida Shehu mblodhi në studion e saj disa nga artistët më të njohur të Korçës për të folur dhe diskutuar gjithë të veçantat që ky qytet ka.

Zamira Kita, Endri Prifti, Stefi Prifti, Enada Atnikolla, Gena Lito, Suela Demiri, Niko Kotherja, Albano Prodani, Lazarela Deti, Blerta Balliu, Bardhi Pojani, Maria Prifti dhe Bela Meri kanë folur nplot pasion për qytetin e tyre të lindjes, qytetin që konsiderohet Parisi i vogël i Shqipërisë.

Gjatë diskutimit për serenatat, moderatorja e “Soiree” e ka pyetur Genën nëse ndonjëherë i ka bërë ndonjë vajze serenatë poshtë ballkonit për ti fituar zemrën. Këngëtari ka rrëfyer se e ka bërë por si shpërblim ka marrë një refuzim.

“Patjetër që kam kënduar. Por nuk ja kam fituar zemrën.”,- ka treguar Gena, një moment që është shoqëruar edhe me humor nga të pranishmit. Epo ja që ndonjëherë thjesht nuk është e thënë që një vajzë të të pranojë.