Një 20-vjeçare është gjetur e vdekur në një jaht luksoz të ankoruar pranë ishullit Kefalonia në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se vajza ishte modele dhe mund të ketë qenë pjesë e ekuipazhit në jahtin e biznesmenit miliarder meksikan, Alberto Bailleres.
Sinead McNamara është gjetur pa shenja jete brenda një prej dhomave të jahtit.
Mediat e huaja shkruajnë se jahti ka qenë i ankoruar prej disa ditësh në bregun grek.
Shkaqet e ndarjes nga jeta të 20-vjeçares janë ende të paqarta, por policia greke ka nisur hetimet për vrasje.