DEL SPOTI I RI/ Zbulohen detajet nga emisioni që do të drejtojë Luana Vjollca. Shfaqet e… (VIDEO) – AlpeGossip
DEL SPOTI I RI/ Zbulohen detajet nga emisioni që do të drejtojë Luana Vjollca. Shfaqet e… (VIDEO)

DEL SPOTI I RI/ Zbulohen detajet nga emisioni që do të drejtojë Luana Vjollca. Shfaqet e… (VIDEO)

“Diçka shumë e madhe po vjen…” shkruante Luana Vjollca në fotot dhe videot që hodhi disa ditë më parë në profilin e saj në Instagram ku shihej duke xhiruar spotin e programit të ri. Asnjë emër programi dhe asnjë të dhënë tjetër më shumë. Por sot Top Channel ka zbuluar se këtë herë, gjithçka i është besuar Luanës. Shumë shpejt, me autorësi të plotë, ajo të të rikthehet në ekranin e Top-it me programin e saj.

Siç shkruan Top Channel, së bashku me ekipin e punës, Luana prej disa muajsh kanë nisur punën dhe shumë shpejt, për 15 javë me radhë, do të jetë pranë çdo grupmoshe, çdo mbrëmje të shtune.

Kështu, moderatorja e njohur e këtij ekrani, pas shumë viteve në moderim, këtë vit do të vijë me siguri më të plotë edhe si autore. Ende nuk dihet nëse programi do të jetë “Shiko kush luan” apo një tjetër. Në media, madje, Luana është përfolur edhe se është pranë drejtimit të Big Brother VIP, spoti i të cilit u prezantua disa muaj më parë në ekranin e Top Channel dhe fillimisht u mendua se do t’i lihej Ledion Liços.

Megjithatë, pritet që në ditët në vazhdim, Luana do të zbulojë se çfarë surprizash do të sjellë ky sezon i ri në ekranin e Top Channel.

 

@luanavjollca, së shpejti në #TopChannel.

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on