Pak muaj më parë këngëtarja Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj pranuan publikisht lidhjen dhe madje Genci i propozoi dhe për martesë këngëtares së njohur. Që nga ajo kohë ata kanë qenë të pandarë dhe vazhdimisht në rrjetet sociale kanë publikuar foto dhe video së bashku.
Dita e sotme është shumë e veçantë për Enin pasi ajo feston ditëlindjen. Dy personat më të rëndësishëm të jetës së saj, motra Greta dhe partneri Genci e kanë uruar me fjalët më të ëmbla.
“Urime ditëlindjen Bella. E bukur në shpirt që i jep ngjyrë ditëve të mia. Edhe 100 të tjera të lumtura zemër”, ka shkruar Genci pranë një fotoje të Enit, ndërkohë që po ashtu Greta e ka uruar me një postim në Instastory.
“Gëzuar ditëlindjen e bukura ime, dashuria ime. Edhe 100 vite të lumtura e plot suksese”, ka shkruar Greta.