ÇIILJETA PRISH MIQËSINË ME ENCËN/ Bën deklaratën e papritur në emision – AlpeGossip
ÇIILJETA PRISH MIQËSINË ME ENCËN/ Bën deklaratën e papritur në emision

ÇIILJETA PRISH MIQËSINË ME ENCËN/ Bën deklaratën e papritur në emision

Enca dhe Çiljeta dikur ishin mikesha dhe vajzat i shihnim shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës, kjo edhe për faktin që të dyja ishin pjesë e grupit OTR.

Por mesa duket pas largimit të Encës nga grupi, shoqëria mes dy këngëtareve është prishur.

E ftuar në emisionin “Mirage”, Çiljeta është pyetur kë zgjedh midis Encës dhe Oriolës. Përgjigja e këngëtares ishte e prerë: “Oriola”, duke mos e diskutuar më shumë zgjedhjen e saj.

Kujtojmë që pas largimit të Encës nga OTR dhe sherrit me Noizyn, Çiljeta qëndroi asnjëanëse./Xing.al