INFEKTOHET ME DELTA PARTNERI I FJOLLA MORINËS/ Si është gjendja shëndetësore? (FOTO) – AlpeGossip
INFEKTOHET ME DELTA PARTNERI I FJOLLA MORINËS/ Si është gjendja shëndetësore? (FOTO)

INFEKTOHET ME DELTA PARTNERI I FJOLLA MORINËS/ Si është gjendja shëndetësore? (FOTO)

Megjithëse është vaksinuar kundër virusit Covid-19, partneri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla, është infektuar me variantin Delta të virusit. Këtë e ka bërë të ditur ai vetë në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit në Instagram eksperiencën e tij.

Gjendja e tij shëndetësore rezulton të jetë e stabilizuar, siç shkruan vetë Fisniku në llogarinë e tij. Megjithatë, ai i bën thirrje të gjithëve të vaksinohen, pasi është e vetmja mënyrë për ta kaluar vetë virusin.

“Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin Covid 19, variantin Delta. Nuk po ndihem edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe shumë më keq. Porosia ime për të gjithë:

Ju lutem vaksinohuni me parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”- ka shkruar ai.

Rikujtojmë se më 21 korrik Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë 40 ditë në paraburgim me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.