Ermal Meta PËRKRAH emigrantët, italianët e SULMOJNË KEQ: Kthehu nga ke ardhur… (FOTO) – AlpeGossip
Ermal Meta PËRKRAH emigrantët, italianët e SULMOJNË KEQ: Kthehu nga ke ardhur… (FOTO)

Ermal Meta PËRKRAH emigrantët, italianët e SULMOJNË KEQ: Kthehu nga ke ardhur… (FOTO)

Edhe Ermal Meta është kthyer kundër politikave për emigrantët, të Matteo Salvinit, Ministrit të Brendshëm të Italisë.

“Nëse ajo që po ndodh tani në Itali do kishte ndodhur 24 vjet më parë, unë nuk do të isha këtu duke kënduar, duke shkruar këngë e duke marrë pjesë në festivale. Dhe si unë e shumë të tjerë”, ka thënë Ermali i cili emigroi me familjen në Itali kur ishte 13 vjeç.

“Tani që je një person le të themi i famshëm, bën edhe polemika… Kthehu andej nga ia mbathe”, “Vijnë këtu, arrijnë suksese dhe ankohen, mund të qëndroje ose edhe të kthehesh në Shqipëri”, janë disa nga komentet e lëna në Facebook, ndërkohë që ajo që Ermali ka thënë është pikërisht kjo: Italia dhe politikat pro emigrantëve i dhanë mundësinë për të qenë ky që është. Italianët e kanë keqkuptuar.