OBEZITETI TEK FËMIJËT/ Ja sa fajtor është edhe ekrani – AlpeGossip
OBEZITETI TEK FËMIJËT/  Ja sa fajtor është edhe ekrani

OBEZITETI TEK FËMIJËT/ Ja sa fajtor është edhe ekrani

Problemi më i madh me të cilin po përballen fëmijët së fundit është e kundërta e asaj më të dhimbshmes – urisë.

Obeziteti, i cili prek fëmijët posaçërisht në botën perëndimore, po merr shkas jo vetëm nga konsumimi jo i duhur i ushqimit, por edhe qëndrimi i tepërt në ekran.

Ekspertë finlandezë publikuan një studimi të tyre në revistën shkencore Scientific Reports, ku pohojnë se fëmijët që harxhojnë shumë kohë para ekranit, pa marrë parasysh sa aktivitete fizike bëjnë, kanë gjasa të mëdha të vuajnë nga obeziteti.

Në kuadër të hulumtimit në Finlandë janë krahasuar përqindjet e këtij rreziku te mbi 10.000 fëmijëve të moshave 9 deri 12 vjeç.

Në hulumtim janë matur koha se sa qëndrojnë fëmijët para ekranit të televizionit dhe kompjuterit me veçoritë fizike si pesha, lartësia dhe perimetri i belit. Gjetjet treguan se faktorët si mosha, gjinia, gjuha amtare, kohëzgjatja e gjumit dhe stërvitjet e bëra në kohë të lira nuk shkaktojnë ndryshime.

Obeziteti në fëmijëri është veçanërisht shqetësues sepse kilogramët shtesë shpesh janë nismëtarë të problemeve shëndetësore të cilat dikur konsideroheshin probleme të të rriturve – të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.

Shumë fëmijë obezë rriten dhe plaken si të tillë, veçanërisht nëse njëri ose të dy prindërit janë mbipeshë. Mbipesha në fëmijëri gjithashtu mund të çojë në vetëvlerësim të dobët dhe depresion