NË MUAJT E FUNDIT TË SHTATËZANISË/ Moderatorja shqiptare tregon gjininë e fëmijës (FOTO) – AlpeGossip
NË MUAJT E FUNDIT TË SHTATËZANISË/ Moderatorja shqiptare tregon gjininë e fëmijës (FOTO)

NË MUAJT E FUNDIT TË SHTATËZANISË/ Moderatorja shqiptare tregon gjininë e fëmijës (FOTO)

Moderatorja dhe spikerja e njohur e “Vizion Plus”, Lira Burgija dha lajmin e bukur pak muaj më parë se ishte në pritje të fëmijës së parë.

Spikerja u shfaq në ekran me barkun e rrumbullakosur duke vërtetuar kështu lajmin se ajo dhe partneri Ertjani, me profesion ekonomist , do të bëhen prindër për herë të parë.

Së fundmi, Lira ka treguar gjininë e fëmijës. Moderatorja ka publikuar një foto ku shihet e veshur me të zeza teksa në sy bie barku i rrumbullakosur duke zbuluar se do të bëhet nënë e një djali.

Kujtojmë se përpara se të bëhej spikere lajmesh në Vizion Plus, Lira ka prezantuar programin e pasdites në “Top Channel” dhe madje ka punuar dhe si gazetare në edicionin e lajmeve.