E trishtë: Armela e BB humb njeriun më të dashur në jetë – AlpeGossip
E trishtë: Armela e BB humb njeriun më të dashur në jetë

E trishtë: Armela e BB humb njeriun më të dashur në jetë

Armela Hyseni është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit që pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, fotot e të cilës kanë tërhequr shumë vëmendjen kohët e fundit në Instagram.

Pikërisht në Instagram, Armela ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të një prej personave më të dashur në jetë.

Ish-banorja ka humbur gjyshin e saj. “Do na mungosh gjyshi”, shkruan Armela dhe një emoji të mërzitur.

Ndërsa në një postim tjetër ajo ka vendosur një emoji të duarve duke u lutur, një zemër, një emoji gjyshi dhe një trëndafil duke shprehur kështu dhimbjen e ndarjes nga jeta të personit shumë të dashur.