Historia e shtatzënisë së Xhensila Myrtezajt si ajo e Kylie Jenner? – AlpeGossip
Historia e shtatzënisë së Xhensila Myrtezajt si ajo e Kylie Jenner?

Historia e shtatzënisë së Xhensila Myrtezajt si ajo e Kylie Jenner?

“Thashethemet” për shtatzëninë e të famshmëve shqiptarë apo të huaja, kanë dalë shpesh të vërteta. Por ndoshta ky nuk është rasti i Xhensila Myrtezaj ose do të kemi të njëjtën histori si të Kylie Jenner?!

Javën e kaluar u përfol se, këngëtarja shqiptare është katër muajshe shtatzënë, sipas burimeve të familjarëve të saj.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Xhensila me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” i hodhi poshtë këto lajme, duke theksuar se nuk ishte në pritje të një fëmijë, por nëse një gjë e tillë do të ndodhte atëherë ajo dhe Besi do të ishin shumë të lumtur.

Por motra e Bes Kallakut, gazetarja Ana Kallaku, tha për “Top Channel” se këngëtarja nuk është në pritje të një fëmije dhe se lajmet e publikuara në media janë thjesht thashetheme.

Gjithashtu Ana tregoi se aktualisht çifti është duke punuar për realizimin e disa projekteve, por që sigurisht ardhjen e një bebi në jetën e tyre e mirëpresin me shumë dëshirë. Ndërkohë që çifti ende nuk ka reaguar, ndërsa Xhensila njoftoi sot se ndodhet në Greqi, por pa lënë të kuptohet nëse është ky destinacioni final.