PUTHJE E PËRQAFIME/ Takimi romantik i Kristit me Keisin: Më pëlqen aroma e trupit tënd – AlpeGossip
PUTHJE E PËRQAFIME/ Takimi romantik i Kristit me Keisin: Më pëlqen aroma e trupit tënd

PUTHJE E PËRQAFIME/ Takimi romantik i Kristit me Keisin: Më pëlqen aroma e trupit tënd

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” duket se po krijohet një çift i ri. Krist Aliaj dhe Keisi Medini prej ditësh po ngacmohen bashkë. Fjalët e ëmbla, ledhatimet dhe prekjet, nuk kanë munguar mes dyshes.

Bukuroshja bionde në fakt nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e shtëpisë, por që prej hyrjes së saj, banorët nisën ngacmimet për të dhe Kristin, pasi duan t’i shohin si çift.

Mbrëmjen e djeshme ata kanë kaluar kohë veçmas, ku nuk kanë munguar fjalët e bukura dhe puthjet e shpeshta. Ndryshe nga herët e tjera, ky takim romantik nxori në pah anën tjetër të Kristit. Ai habiti me deklaratat e shumta për të:

“‘Më pëlqen aroma e trupit tënd’, ‘më fal qetësi’, ‘sa te bukur e ke qafën’”.

Kristi madje realizoi edhe një pikturë për Keisin.