NGA GRUPI I ILIRIT TEK I DONALDIT DHE ANASJELLTAS/ Rasti i Einxhel njësoj si i Monikës, si ndryshuan qendrim 2 banoret – AlpeGossip
NGA GRUPI I ILIRIT TEK I DONALDIT DHE ANASJELLTAS/ Rasti i Einxhel njësoj si i Monikës, si ndryshuan qendrim 2 banoret

NGA GRUPI I ILIRIT TEK I DONALDIT DHE ANASJELLTAS/ Rasti i Einxhel njësoj si i Monikës, si ndryshuan qendrim 2 banoret

Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”, në shtëpinë më të famshme ka ndryshuar komplet rrjella e lojës.

Në “Big Brother VIP” tashmë nuk ka më çifte, doli DjPM me Sarën, Dj Dagz dhe së fundmi Beatrix. Pritet që gara të bëhet më e fortë dhe më e ashpër siç po ndodh tani.

Por çfarë po ndodh në “Big Brother VIP”?

Pasi Dj Dagz doli nga Big Brother VIP, Einxhel ka shigjetuar Donaldin duke e akuzuar se ka tradhëtuar mikun e ngushtë.Einxhel nuk e ka përtypur dot faktin se partneri i saj nuk u shpëtua nga Donaldi dhe e ka quajtur dyfytyrësi nga ana e tij. Gjatë gjithë kohës mes atyre të dyve ka pasur debate dhe ofendime.

Ishte një gjest i ulët, burracak. Ti bën gjithçka vetëm për të fituar.“, iu drejtua me akuza Einxhel gjatë debatit të së premtes. Ndërsa Donaldi i tha se po bën viktimën dhe se është absurde mënyra se si po sillet.

Në një moment, Einxhel i drejtohet Donaldit duke i thënë se ka tentuar të krijojë tension mes asaj dhe Ilirit. Mes Ilirit dhe Einxhelit ka pasur shumë herë debate të ashpra, por muajin e fundit mes atyre të dyve “gjakrat” janë qetësuar.

Në një bisedë mes banorësh, Arbri i tha asaj se ajo jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” do të jetë sërish shok me Donaldin por moderatorja e mohoi këtë gjë duke u shprehur se nuk do ia fali Donaldit as brenda as jashtë.

Tshmë është vënë re një tjetër ndryshim në lojën e Einxhel, nga Donaldi ajo ka kaluar tek Iliri edhe pse mes tyre kishte ofendime.
Që prej prime të fundit Einxhel është parë duke biseduar me Ilirin. Gjithashtu ata kanë biseduar edhe për gërshetat e Einxhel, ku nuk i kanë pëlqyer  balerinit.
Donaldi reagoi keq kur Einxhel po afrohej më afë Ilirit, por të njëjtën gjë si ajo ka bërë edhe Monika, e cila ka pasur miqësi me Ilirin, flisnin bashkë për çdo gjë dhe diskutonin për nominimet. Ky muaji i fundit pati shumë tension mes tyre ku tashmë janë kthyer në dy ish- miq. Monika pasi u nda nga iliri nisi një “miqësi” tjetër me Donaldin, ku më parë kishin pasur dhe debate së bashku. Ata të dy janë lidhur shumë dhe bëjnë shkaka me njëri tjterin, duke ironizuar edhe Ilirin.
Alpegossip.al