Të gjithë sytë tashmë i kanë tek Meghan Markle - AlpeGossip
Të gjithë sytë tashmë i kanë tek Meghan Markle

Të gjithë sytë tashmë i kanë tek Meghan Markle

Edhe pse nuk është ende pjesë e familjes mbretërore, Meghan Markle ka vendosur të mos mungojë në asnjë eveniment ku ata janë të ftuar.

Këtë të hënë aktorja amerikane u shfaq krah të fejuarit të saj Princ Harry, Mbretëreshës, Dukeshës Kate dhe Princ William në ditën e Commonwealth në Westminster Abbey.

Dhe duket se e gjithë vëmendja e të pranishmëve por edhe e medias ishte e fokusuar tek Meghan, e cila u shfaq e veshur me një fustan të zi dhe pallto të bardhë të Amanda Wakeley dhe kapele të Stephen Jones.

Meghan Markle dhe Princ Harry në muajin maj do të organizojnë edhe ceremoninë e tyre të martesës, e cila cilësohet si ngjarja më e rëndësishme e vitit.