TË VËSHTIRA PËR TU LARË?/ Ja si t’i bëni atletet e bardha të duken si të reja – AlpeGossip
TË VËSHTIRA PËR TU LARË?/ Ja si t’i bëni atletet e bardha të duken si të reja

TË VËSHTIRA PËR TU LARË?/ Ja si t’i bëni atletet e bardha të duken si të reja

Pjesa më e madhe e njerëzve e mendojnë disa herë para se të blejnë atlete të bardha.

Kjo ndodh pasi ato janë të vështira për t’u larë. Në ditët e para atletet qëndrojnë të bardha dhe më pas fillojnë të zverdhen ose të mbushen me pluhur.

Por ne do ju tregojmë një mënyrë të larjes së atleteve e cila do ju lehtësojë mirëmbajtjen dhe do ju bëjë t’i blini më shpesh.

Në fillim pastroni atletet nga pluhuri me nje leckë të pastër dhe ujë.

Më pas përgatisni në një enë me ujë një masë me sodë buke dhe pak solucion për larjen e atleteve. Përdorni një furçë dhëmbësh dhe lajini mirë në çdo cep.

Dhe së fundmi para se ti nxirrni për tu tharë në hije, spërkatini me pudër bebe.

Nëse atletet tuaja të bardha janë prej lëkure rekomandohet një tjetër mënyrë.

Përdorni vetëm një sapun, ujë dhe atletet tuaja do të duken si të reja.