“MI THEU TË DYJA DUART”/ Pamela Anderson publikon mesazhet kundër ish-partnerit (FOTO) – AlpeGossip
“MI THEU TË DYJA DUART”/ Pamela Anderson publikon mesazhet kundër ish-partnerit (FOTO)

“MI THEU TË DYJA DUART”/ Pamela Anderson publikon mesazhet kundër ish-partnerit (FOTO)

Pasi e akuzoi publikisht se e kishte mashtruar dhe dhunuar fizikisht dhe emocionalisht, duke e quajtur “përbindësh” dhe “sociopat”, Pamela Anderson vendosi të publikonte mesazhet me Sidonie Biémont, ish-gruan e Adil Rami, me të cilën futbollisti ka dy fëmijë.

SIDONIE BIÉMONT

“Në interes të transparencës së vërtetë, kam vendosur të ndaj me ju letrat,” shkruan aktorja në Instagram. “Mendova të hesht, por kam përgjegjësi për të mbrojtur të tjerët. Mos e censuro veten. Kalova gjithë këtë situatë për një arsye.”

Anderson njihet prej kohësh si mbështetëse e National Domestic Violence Hotline, qendër për viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës.

Bisedat në email me ish-gruan e Rami u publikuan në website-n zyrtar të aktores, ku ajo thekson se “është më mirë të ndahesh nga një sociopat se të biesh në dashuri me të.” (Shënim: Sociopat – person me çrregullime personaliteti qe shfaq vazhdimisht qëndrime dhe sjellje ekstreme antisociale).

Në email që i shkruan Sidonie-s, Anderson prezantohet si e dashura e Rami dhe kërkon që të përmirësojë marrëdhëniet e tij me fëmijët nga lidhja e mëparshme. Biémont i përgjigjet se ndonëse ata u ndanë në qershor të 2017-s, vazhduan të qëndronin me njëri-tjetrin deri në fillim të këtij viti. Ajo shton se e mori vesh për lidhjen me Pamela-n nga lajmet që qarkulluan nëpër media, por futbollisti e kishte bindur se ishte e gjitha politikë për të qëndruar në qendër të vëmendjes.

Ndër të tjera, ajo i tregon aktores se tentoi të ndahej 10 herë dhe ishte lënduar fizikisht dhe shpirtërisht prej tij dhe e quan futbollistin si “të etur për të luajtur me të dyja”. “Askusht nuk është perfekt, por ai është i frikshëm.”

Pamela Anderson i shprehet se “ai ka qenë jashtëzakonisht xheloz”. “Paranojak. Më largoi gjithë miqtë. Më izolonte nga të gjithë dhe më akuzonte se kisha fjetur me burra të tjerë. Isha si në burg. Njëherë më kapi prej flokësh dhe më shkundi fort thjesht sepse takova disa miq pas një seti fotografik në Los Angeles”.

Po kështu, Anderson shton se “ai i theu të dyja duart”. “Më duhet të shkoja në spital për gjashtë muaj me radhë. Më bënin injeksione që të flija. Po shërohesha, por ai sërish më lëndonte”.

Në fund, aktorja publikoi edhe mesazhin e Adil Rami pasi ajo vendosi t’i jepte fund lidhjes. Ai i kërkoi falje duke pranuar gjithë fajet.

Dy ditë më parë, përmes një postimi tepër të ngarkuar emocionalisht, Pamela Anderson njoftoi ndarjen nga futbollisti Adil Rami. “E kam të vështirë ta pranoj. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër. Më mashtroi, më bëri të besoj se po përjetonim një dashuri të madhe. Këto ditë mora vesh se ai bënte një jetë të dyfishtë. Jam e rrënuar.”

Aktorja u shpreh se Rami thoshte vazhdimisht me shaka se lojtarë të tjerë mbanin dashnore në apartamente afër grave. Sipas saj, Rami i quante këta njerëz “përbindësha.” “Por kjo është shumë më keq se aq. Ai na gënjeu të dyjave. Si mund të kontrollosh mendjet dhe zemrat e dy grave në këtë mënyrë. Jam e sigurt që ka pasur dhe të tjera.”

Lojtari i Marsejës reagoi duke u shprehur se Pamela është një person të cilin e respekton vërtet shumë, se dashuria për të ka qenë gjithmonë e sinqertë dhe se kjo është e gjitha që sportisti kërkon të mbajë mend nga kjo lidhje. Për më shumë detaje, klikoi këtu.