DUHET TA KENI/ Ja cili është aksesori më i famshëm i këtij sezoni (FOTO) – AlpeGossip
DUHET TA KENI/ Ja cili është aksesori më i famshëm i këtij sezoni (FOTO)

DUHET TA KENI/ Ja cili është aksesori më i famshëm i këtij sezoni (FOTO)

Nëse nuk e kishit vënë re, rrathët e flokëve janë aksesori më popullor i momentit! Ky trend nisi që kur Prada na prezantoi me një rreth voluminoz, të mëndafshtë dhe gjithë stil në sfilatën pranverë-2019.

Që prej asaj kohe, Instagram-i është pushtuar prej tyre dhe për fat të mirë, flokët duken një mrekulli!

Ato i japin flokëve më shumë volum, pamja juaj do të duket më e plotë dhe chic! Flokët mund të jenë të lëshuar, apo të kapur kështu si në foton më poshtë!

Nuk ka rëndësi gjatësia, apo modeli në të cilin i mbani. Mjafton vetëm të kujdeseni që rrethin ta vendosni në qendër.

Lajmi më i mirë në gjithë këtë, është se mund t’i përshtasim me gjithë veshjet tona! Fustane të gjatë apo veshje të përditshme pune.