“SA SPECIALE…”/ Afërdita takon familjen e Jakub-it në Çeki dhe pritet në mënyrën më të ëmbël të mundshme – AlpeGossip
“SA SPECIALE…”/ Afërdita takon familjen e Jakub-it në Çeki dhe pritet në mënyrën më të ëmbël të mundshme

“SA SPECIALE…”/ Afërdita takon familjen e Jakub-it në Çeki dhe pritet në mënyrën më të ëmbël të mundshme

Afërdita Dreshaj i ka thënë “lamtumirë” Amerikës e së bashku me bashkëshortin dhe të birin ajo do të qëndrojë në Europë, konkretisht në Republikën Çeke në muajt në vijim.

Zhvendosja e ka një arsye dhe lidhet me pjesën profesionale. Jakub Kindl, bashkëshorti i saj hokeist do të transferohet në një ekip europian, ndaj dhe familja do të zhvendoset. Mesa duket, për partnerin e modeles ka ardhur koha për kapituj të rinj në sport.

Kujtojmë se në muajin mars Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin e saj, Sky Blue, i cili tashmë është rritur dhe është bërë një bebush mjaft i ëmbël e i shëndetshëm.

Së fundmi, Afërdita ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj disa momente kur në shkuar në Çeki dhe është takuar me familjen e bashkëshortit, të cilët i kanë bërë një pritje mjaft të ëmbël.

Modelja ka publikuar çastin emocionues kur gjyshja e Jakub-it takohet me Blue Sky.

Një dhuratë mjaft sentimentale i është bërë vogëlushit nga gjyshja e babait të tij, një lodër me të cilën Jakub luante kur ishte i vogël dhe që ajo e ka ruajtur për shumë vite.

“Sa speciale, ajo e ka ruajtur për kaq shumë vite”- ka shkruar modelja.