Aktori i Portokallisë zyrtarisht drejtor! Merr dhuratën e parë: Surpriza më e… (FOTO) – AlpeGossip
Aktori i Portokallisë zyrtarisht drejtor! Merr dhuratën e parë: Surpriza më e… (FOTO)

Aktori i Portokallisë zyrtarisht drejtor! Merr dhuratën e parë: Surpriza më e… (FOTO)

Aktori Erion Isai vetëm pak ditë më parë u emëruar zyrtarisht si drejtor i “Teatrit të Kukullave”. Ai është bërë i njohur për të gjithë ne me rolet e tij të shumta në spektaklin e humorit “Portokalli”, por edhe si aktor e regjisor në teatër.

Ndërkohë që ka filluar zyrtarisht punën si drejtor i “Teatrit të Kukullave”, Erion Isai është surprizuar në mënyrën më të bukur nga familja e tij e vogël. Bashkëshortja dhe vajza e vogël, Ajër i kanë bërë një dhuratë të veçantë.

“Jeta është më e mirë me një drejtor teatri”, shkruhet në brendësi të orës që i kanë dhuruar dy femrat më të rëndësishme në jetën e tij.

I emocionuar nga kjo dhuratë, Erioni e ka ndarë edhe me fansat e tij në Instagram.

“Surpriza më e bukur! I dua vajzat e mia”, shkruan Erioni në përshkrimin e fotos.