KORONAVIRUSI/ “Fast and Furious 9” shtyhet me një vit për shkak të epidemisë – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ “Fast and Furious 9” shtyhet me një vit për shkak të epidemisë

KORONAVIRUSI/ “Fast and Furious 9” shtyhet me një vit për shkak të epidemisë

“Fast and Furious 9” është shtyrë për gati një vit për shkak të koronavirusit. BBC shkruan se filmi do dilte nëpër kinema në muajin maj, por kjo nuk do të ndodhë të paktën deri në prill të vitit 2021.

“Është bërë e qartë se nuk do të jetë e mundur për të gjithë fansat tanë në mbarë botën të shohin filmin këtë maj”- thuhet në një deklaratë në Twitter të prodhuesve të filmit.

Aktorët të cilët do luajnë në F9 do të jenë Vin Diesel, Michelle Rodriguez dhe Charlize Theron.

Shtyrja e këtij filmi pason dhe pezullimet e filmave të tjerë si No Time To Die, A Quiet Place II dhe Peter Rabbit 2.

Filmat e Fast and Furious janë nga më të njohurit dhe më fitimprurësit në Hollyëood.