E KENI MENDUAR GABIM/ Ky është detaji që po i bën femrat të çmenden pas meshkujve – AlpeGossip
E KENI MENDUAR GABIM/ Ky është detaji që po i bën femrat të çmenden pas meshkujve

E KENI MENDUAR GABIM/ Ky është detaji që po i bën femrat të çmenden pas meshkujve

Nëse mendonit se pamja fizike dhe financat janë mënyrat e vetme për të bërë për vete një femër atëherë e keni shumë gabim. Përveç shumë femrave që mund të jenë edhe shumë materialiste ka edhe nga ato femra që shohin pak më larg se kaq.

Sipas një studimi, femrat “lënë kokën” për meshkujt që kanë kafshë shtëpiake.

Studimi i bërë nga kompania britanike notonthehinghstreet.com, thotë se një në pesë femra pëlqen një mashkull që ka në shtëpi një kafshë shtëpiake e sidomos një qen.

Në studim kanë marrë pjesë rreth 2.000 persona, ndërsa po ashtu një detaj tjetër interesant është se një ndër 20 femra e do mashkullin me rroba të dizajnuara, ndërkaq 6 për qind e tyre kërkojnë atë me veturë të shtrenjtë.

Për dallim nga femrat, meshkujve u pëlqejnë partneret krahas të cilave mund të ndihen rehat, ndërkaq çdo një një katër meshkuj nuk mund t’ju rezistojnë dot komplimenteve. Meshkujt akoma kanë më shumë besim në metodat e vjetra të flirtit. Dëshirojnë që me partneren e tyre potenciale të krijojnë kontakt me sy dhe të shohin se sa shumë pëlqim kanë femrat ndaj tyre.