“MË DOLI ZEMRA VENDIT…”/ Moderatorja shqiptare rrëfen sekretin e saj për Robert Berishën (VIDEO) – AlpeGossip
“MË DOLI ZEMRA VENDIT…”/ Moderatorja shqiptare rrëfen sekretin e saj për Robert Berishën (VIDEO)

“MË DOLI ZEMRA VENDIT…”/ Moderatorja shqiptare rrëfen sekretin e saj për Robert Berishën (VIDEO)

Moderatorja seksi, Festa Qoqaj, prej kohësh prezanton një nga emisionet më të suksesshme të showbizit, “Express Rozë”. Javë pas jave, Festa ka pasur të ftuar personazhe shumë të njohur nga bota e spektaklit, por vetëm përballë njërit prej tyre është ndjerë shumë e emocionuar.

Së fundmi, Festa ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në të cilin ka rrëfyer një nga sekretet e saj, që më herët nuk ka mundur ta tregojë publikisht. Ajo ka treguar se në puntatën e parë të emisionit të saj ka pasur të ftuar Robert Berishën deh se ka përjetuar emocione të forta.

“Në puntatën e parë kam pasur fatin të kem të ftuar Robert Berishën që është shumë i dashur, por sekreti është se ka qenë zemra duke më dalë nga vendi. Më ka rrahur zemra shumë dhe jam skuqur nga mundimi. Nëse e shikoni intervistën mund të vihet re kjo gjë. Dhe sekreti tjetër është që nuk hyj ta shikoj atë intervistë”, u shpreh Festa duke shtuar se këtë moment do e mbajë mend gjithmonë.

Ndërsa moderatorja e “Glamour Zone”, Ester Bylyku, shtoi se Roberti është një ogur i mirë, sepse ajo e ka pasur të ftuar në fillimit e emisionit të saj dhe gjithë sezoni i ka ecur më pas shumë mbarë.