Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira tregon emrin e saj të vërtetë – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira tregon emrin e saj të vërtetë

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira tregon emrin e saj të vërtetë

Këngëtarja shqiptare në Greqi, Eleni Foureira ka treguar emrin e saj të vërtetë. Duke folur në një emision televiziv grek, Foureira tha: “Emri im i vërtetë është Entela. Eleni është emri im i pagëzimit në Greqi”.

Ajo shpjegon përse në fillimet e karrierës së saj nuk tregoi se është nga Shqipëria.

“Në atë kohë vendosëm bashkë me familjarët e mi që mos tregojmë se jam nga Shqipëria, që të duan Eleni Foureiran për atë që është. Po, ishte veprim i gabuar, por nëse do të kthehesha pas në kohë nuk e di nëse do të veproja ndryshe”, thotë këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ajo zbuloi gjithashtu se dikur i kishin propozuar për martesë, por kishte refuzuar sepse nuk ishte gati në atë moment.

Eleni Foureira është në qendër të vëmendjes nga mediat greke gjatë javëve të fundit, pasi do të përfaqësojë Qipron në Eurovision.