“POLITIKA ËSHTË E POSHTË”/ Vajza e Albina Dedës flet për ndryshimet që do të bëjë në vend – AlpeGossip
“POLITIKA ËSHTË E POSHTË”/ Vajza e Albina Dedës flet për ndryshimet që do të bëjë në vend

“POLITIKA ËSHTË E POSHTË”/ Vajza e Albina Dedës flet për ndryshimet që do të bëjë në vend

Ditën e sotme të ftuara në emisionin ‘Rudina’ ishin ish-deputetja e PD-së, Albina Deda dhe vajza e saj Ada. Ato kanë folur gjerë e gjatë për tematika të ndryshme si ëndrrat, karriera, detaje nga jeta personale e të tjera.

Gjatë intervistës moderatorja e emisionit, Rudina, i drejtoi Adës pyetjen se çfarë do të donte në ndryshonte në vend. Vajza e ish-deputetes u përgjigj që kishte shumë gjërave që ajo do dëshironte të ndryshonte, dhe një ndër to ishte politika. “Ka shumë gjëra për të ndryshuar në këtë vend dhe nuk mendoj se jam unë që duhet ta them. Por mendoj se politika është pak e poshtër edhe njerëzit janë me dy fytyra”, u shpreh ajo.

Ada ka mundësi të ndjekë rrugën e nënës së saj, Albinës, dhe t’i futet politikës në një të ardhme. E pyetur për karrierën e së bijës deputetja u shpreh: ‘Gazetaria dhe moda shkrihen mirë bashkë dhe në të ardhmen shpresoj që Ada të jetë një ndër gazetaret më të mira në vend. Kur të jetë profesionalisht e realizuar mund ti futet edhe politikës.’