“MA MIRË DËGJOJ…”/ Stresi tregon arsyen pse përmendi emrin e Elvana Gjatës në këngën e tij të re (VIDEO) – AlpeGossip
“MA MIRË DËGJOJ…”/ Stresi tregon arsyen pse përmendi emrin e Elvana Gjatës në këngën e tij të re (VIDEO)

“MA MIRË DËGJOJ…”/ Stresi tregon arsyen pse përmendi emrin e Elvana Gjatës në këngën e tij të re (VIDEO)

Ditën e djeshme, Stresi solli për publikun shqiptar një projekt të ri, i cili kësaj here vinte si bashkëpunim.

Ai bashkoi forcat me reperin Finem, për të sjellë së bashku këngën e re të titulluar “Gazi n’fund”.

Brenda 24 orëve, kënga i ka kaluar 700 mijë klikime në Youtube dhe Stresi duket se po e dashuron këtë projekt të tijin.

Nëse dëgjoni me vëmendje, në një pjesë të këngës reperi ka përmendur emrin e Elvana Gjatës.

Vetë ai në një postim në Instagram ka shpjeguar pse e ka thënë emrin e këngëtares në projektin e tij.

“Fuck fake rapper Love Elvana Gjata”- thuhet në këngë, ndërsa Stresi ka shtuar: “Më mirë ndëgjoj Elvana sesa do fake”.

Pra, ky ka qenë një vlerësim për këngëtaren, duke deklaruar hapur se Elvana është një ndër artistet e tij të preferuara shqiptare.