Parandjenja që i shpëtoi jetën dy vajzave. Ato do të përfundonin... - AlpeGossip
Parandjenja që i shpëtoi jetën dy vajzave. Ato do të përfundonin…

Parandjenja që i shpëtoi jetën dy vajzave. Ato do të përfundonin…

Një punonjëse aeroporti ka shpëtuar jetët e dy vajzave adoleshente, të cilat mund të përfundonin si skllave seksi.

Punonjësja e American Airlines, Denice Miracle, filloi të kishte dyshime kur adoleshentet 15 dhe 17 vjeç, do të bënin check in-in më 31 gusht të vitit të kaluar.

Ajo më pas vendosi të ndiqte parandjenjën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Sacramento-s në Kaliforni, pasi vuri re shenja paralajmëruese.

Sipas The Sun, dyshja po përpiqej të udhëtonte pa u identifikuar, me dy bileta të klasit të parë të rezervuara nga një person tjetër duke përdorur një kartë të rreme krediti.

Ato kishin vetëm biletë vajtjeje, gjë që i përforcoi dyshimet.

“Ato kishin disa çanta të vogla. Më dukej sikur po largoheshin nga shtëpia”, tha punonjësja e kompanisë amerikane, Miracle.

Pasi refuzoi t’i linte të kalonin, Miracle bëri një telefonatë dhe i shpjegoi situatën policisë lokale.

Policia zbuloi më pas se vajzat ishin mashtruar nga një person që kishin njohur në Instagram. Atyre iu ishte premtuar se do të bëheshin modele kur në fakt qëllimi ishte për t’i shfrytëzuar si punëtore seksi.