PËR VITE TË TËRA ME SHENJA TË TMERRSHME/ E reja tregon si e shpëtoi vaji i kanabisit – AlpeGossip
PËR VITE TË TËRA ME SHENJA TË TMERRSHME/ E reja tregon si e shpëtoi vaji i kanabisit

PËR VITE TË TËRA ME SHENJA TË TMERRSHME/ E reja tregon si e shpëtoi vaji i kanabisit

Një menaxhere shitjesh tregon se vaji i kanabisit ka mundur ta shërojë nga sëmundja e psoriazës brenda disa javësh. Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale fotot e ndryshimit të magjishëm, për të vërtetuar atë që thotë.

23-vjeçarja Sarah Kerr nga Littleborough, prej një kohe të gjatë vuante nga problemet me lëkurën, të shkaktuara nga psoriaza. Ajo tregon se prej 6 vitesh lëkura e saj skuqej dhe dukej si e djegur, si me plagë.

Sarah shton se e urrentë lëkurën e saj, për të cilën njerëzit mendonin se ndoshta ishte e djegur. Ajo përdorte gjithmonë make up për të fshehur njollat e kuqe, por make upi e dëmtonte edhe më shumë.

E reja tha për Fabulous Digital:

Nuk dukesha aspak mirë. Kisha gjithmonë frikë të vishja bluze të shkurtra apo pantallona të shkurtra, pasi njerëzit më pyesnin “Qenke diegur?”
Sëmundja përkeqësohet me rritjen e stresit dhe unë kam një punë shumë stresuese.
Shenjat më kishin mbuluar deri në 15% të trupit, e në shumë raste, edhe më shymë. Kisha shenja edhe në fytyrë, në të dyja anët e hundës, në qafë, por edhe në vesh.
Nisa të përdorja kremëra të ndryshme që m’i rekomandonin doktorët, edhe medikamente popullore, por asnjë gjë nuk funksiononte”.

23-vjeçarja bën me dije se nisi të përdorte vajin e kanabisit në dhjetor dhe u mahnit nga efekti që ai kishte në lëkurë.

Sarah vijon rrëfimin:

Vura re ndryshimin brenda një muaji. Pija vetëm 1 pikë vaj kanabisi, e hidhja atë në gjuhë dhe e kaloja poshtë me ujë.
M’u deshën 4 muaj për t’u shëruar komplet, pasi isha në gjendje shumë të keqe, por ndryshimi është tërësisht i dukshëm. Nuk kam pasur kurrë një lëkurë kaq të pastër dhe të mirë sa tani. E gjithë është meritë e vajit të kanabisit”.