Së shpejti në ekran: Zbulohen pamjet e emisionit të ri që do t’ju gozhdojë para televizorit - AlpeGossip
Së shpejti në ekran: Zbulohen pamjet e emisionit të ri që do t’ju gozhdojë para televizorit

Së shpejti në ekran: Zbulohen pamjet e emisionit të ri që do t’ju gozhdojë para televizorit

Ky vit duket të jetë përfundmisht viti i risive televizive. Pas emisioneve të shumta të reja që kanë nisur apo janë paralajmëruar në televizionet më të mëdha në vend, një tjetër emision pritet të nisë së shpejti në ekranin e “TVSH” që do të gozhdojë publikun para ekranit.

 

Bëhet fjalë për emisionin e famshëm të kuzhinës “Masterchef Junior”, që kësaj radhe do të vërë në garë fëmijë të moshave 8-14 vjeç.

Emisioni do të nisë transmetimin të martën më 27 mars, ndërkohë që janë zbuluar pamjet e para të shkëputura nga xhirimet.

Në to, shihet skenografia moderne e emisionit, disa prej fëmijëve si dhe anëtarët e jurisë: shefat e kuzhinës Juli Zguro dhe Sokol Prenga si dhe moderatorja e famshme nga Kosova Xheraldina Vula, njëkohësisht nëna e reperit Ledri Vula. Emisioni do të zgjasë 12 javë dhe pritet të sjellë surpriza të shumta.