Problemet më të shpeshta gjatë ushqyerjes me gji/ Të gjithë gjërat që duhet të dinë nënat e reja – AlpeGossip
Problemet më të shpeshta gjatë ushqyerjes me gji/ Të gjithë gjërat që duhet të dinë nënat e reja

Problemet më të shpeshta gjatë ushqyerjes me gji/ Të gjithë gjërat që duhet të dinë nënat e reja

Ka shumë arsye pse mund të përjetoni dhimbje të gjirit gjatë ushqyerjes me qumësht të fëmijës suaj. “Problemi mund të zgjidhet lehtësisht nëse merrni ndihmën e duhur”, – thotë mjekja Bridget Halnan. “Asnjëherë mos prisni që situata të kalojë vetë, sepse duke shpresuar se gjërat do të përmirësohen, mund t’i bëni edhe më keq”.
Zmadhim i gjirit
Zmadhimi i gjirit është normal, sidomos në ditët e para sepse përmasat e gjinjve tuaj do të përshtaten me qumështin që të ushqeni fëmijën. Fëmija duhet të pijë qumësht nga pak, por shpesh. Nëse i ndjeni gjintë shumë të mëdhenj duhet të konsultoheni me mjekun, këshillat e të cilit do t’ju ndihmojnë që fëmija t’i zbrazë gjinjtë në mënyrë më efektive.
Pozicioni
Konsultohuni gjithashtu me mjekun për pozicionimin më të mirë të fëmijës gjatë gjidhënies, sepse pozicioni i gabuar mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje.
Si ta lehtësoni fryrjen e gjirit
– Për të lehtësuar fryrjen e gjirit, përveç ushqyerjes së foshnjës, mund të provoni t’i shtrydhni gjintë me dorë. Vetëm se mjekja këshillon të mos e bëni këtë sa më shumë që mundeni, sepse kjo mund të shkaktojë rritje të prodhimit të qumështit. Duke e shtrydhur pak mund të lehtësoni presionin.
– Vishni reçipeta të përshtatshme, të cilat nuk ju ngushtojnë.
– Aplikoni gjethet e ftohta të lakrave në gjoks pas ushqyerjes së fëmijës.
– Pini paracetamol ose ibuprofen sepse janë të sigurta gjatë gjidhënies.
Kanalet e bllokuara
Gjëndrat e qumështit janë të ndara në segmente, të cilat mund të ndodhë të bllokohen. Për të ndihmuar zhbllokimin e tyre mund të:
– Përdorni rroba të ngrohta, ose të bëni dush me ujë të ngrohtë për të stimuluar rrjedhjen.
– Të masazhoni gjoksin.
Nëse nuk zhbllokohen shpejt, ato mund të shkaktojnë mastit, që është gjendja më e rënduar e bllokimit të kanaleve të qumështit. Mund të pini ibuprofen ose paracetamol, por nëse dhimbjet ende vazhdojnë duhet të konsultoheni me mjekun. pernenat.al