Lëvizje të reja në televizone! Moderatori shqiptar flet për emisionin e ri që do të nisi… – AlpeGossip
Lëvizje të reja në televizone! Moderatori shqiptar flet për emisionin e ri që do të nisi…

Lëvizje të reja në televizone! Moderatori shqiptar flet për emisionin e ri që do të nisi…

Ai është një nga moderatorët e rinj në televizionin shqiptar i cili fillimet e veta i ka pasur në modeling dhe më pas ka qenë pjesë e televizionit “Intv”. Bëhet fjalë për Albi Isakaj i cili ka qenë pjesë e edicionit të kaluar të ‘Dance with me’ në Tv Klan, ku dhe mesa duket ka në planë të qëndrojë për shumë gjatë.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka folur më shumë për jetën e tij private, por edhe se ku do ta shikojmë në sezonin e ri televiziv. Siç tregoi dhe ai nuk do të jetë më pjesë e ‘Intv’ pasi do ti bashkohet televizionit Klan me një emision të tijin.

Ai ka treguar se këtë sezon televiziv do ti bashkohet familjes së madhe të Tv Klan duke qenë se ky televizion është marr gjithmonë me promovimin e talenteve të reja.

“Ndoshta diçka në shtator do më sjell sërish në ekran duke qenë se u bë ca kohë që nuk jam, megjithatë dua ta lë surprizë projektin konkret pasi nuk dua ti sjell ters vetës”, ka treguar Albi për Rudinën.