Po ti do t’i vishje? Moda e re e xhinseve është kaq e guximshme sa nuk ju duhen mbathje – AlpeGossip
Po ti do t’i vishje? Moda e re e xhinseve është kaq e guximshme sa nuk ju duhen mbathje

Po ti do t’i vishje? Moda e re e xhinseve është kaq e guximshme sa nuk ju duhen mbathje

Një markë e re mode ka guxuar të sjellë një palë xhinse që mund të vishen vetëm pa të brendshme.

Modelja e njohur Gigi Hadid dhe këngëtarja Rihanna renditen në mesin e fanseve më të mëdha të kësaj marke.

Xhinset e saj fillimisht u shitën për 590 dollarë, por aktualisht janë në shitje për 236 dollarë në faqen online të markës.

Xhinset e lirshme duken normale nga pjesa e përparme dhe e prapme, me xhepa dhe një material të qëndrueshëm.

 

Sidoqoftë, mjafton të kthehesh në profil për të parë se këto xhinse nuk janë si çdo xhinse të tjera, pasi ekspozojnë gjithçka.

Ato madje duhet të vishen pa të brendshme për të pasur efekt të plotë – dhe gjithashtu duhet të jesh shumë e kujdesshme për të bërë mos bërë lëvizje të papritura që rrezikojnë të tregojnë më shumë se ç’duhet.

 

Gigi Hadid veshi një palë xhinse të çuditshme të markës në Nju Jork vitin e kaluar.

Ato kishin një pjesë me butona që kapeshin në një rrip në bel, duke lënë pjesën e poshtme të ekspozuar plotësisht.