Edhe ne e kemi modelin shqiptar të Ashley Graham! Është kjo këngëtare (FOTO) – AlpeGossip
Edhe ne e kemi modelin shqiptar të Ashley Graham! Është kjo këngëtare (FOTO)

Edhe ne e kemi modelin shqiptar të Ashley Graham! Është kjo këngëtare (FOTO)

Nëse Amerika ka modelen mbipeshë, Ashley Graham, pse mos të kemi dhe ne një modele shqiptare. Pavarësisht se ka një talent të çmuar, zërin, Marsela Çibukaj mund të kthehet në modelen shqiptare, që të thyejë tabutë e përmasave perfekte.

Ndërsa është prej vitesh pjesë e botës së personazheve të njohur shqiptarë, me muzikën që bën dhe zërin e saj, ndoshta markat duhet ta shohin si mundësi që t’i kushtojnë rëndësi faktit se, përmasat mbeten thjesht një numër.

Në foton e publikuar së fundmi, Marsela pozon në pistën e notit dhe ka një këshillë për të gjitha “çikat”:

“Në Apne (pistë noti) deri sa të dalë një foto e hairit, pastaj hopa me vaskat….”.

Por veç mbishkrimit ajo për të cilën e përgëzojmë këngëtaren shqiptare është që e dashuron trupin e saj dhe nuk do të ndryshojë asgjë prej tij. Nuk ka “photoshop” për të hequr kilogramët apo ndonjë efekt tjetër.

Në foto ajo shkruan se është një vajzë që ka forma dhe ka bërë tag Ashley Graham:

“Ji vetvetja pavarësisht se çfarë të thonë”.