“Maje men”, këto janë 5 trendet në “look” që duhet të dimë për këtë verë dhe Ronela sapo na i prezantoi… – AlpeGossip
“Maje men”, këto janë 5 trendet në “look” që duhet të dimë për këtë verë dhe Ronela sapo na i prezantoi…

“Maje men”, këto janë 5 trendet në “look” që duhet të dimë për këtë verë dhe Ronela sapo na i prezantoi…

Maje men”, klipi më i ri i këngëtares Ronela Hajati duket se përveç muzikës fiksuese ka dhe një detaj tjetër shumë interesant. Është pikërisht klipi ai që ia shton gjithë bukurinë. Në fakt Ronela është nga ato këngëtare të cilat gjithnjë angazhohen për të sjellë një stil ndryshe në çdo dalje publike dhe në këtë rast ia ka dalë më së miri.

Janë plot 5 trende të reja në “look” që i kemi parë në artikuj të revistave të ndryshme të modës për verën e 2018-ës dhe Ronela na i prezantoi të gjithë në një klip të vetëm.

1- Kombinimi i flokëve të drejtë me ato kaçurrelë. Nëse doni të shtoni volumin e flokëve tuaj, mjafton që pjesën përpara ta mbani të drejtë dhe pjësën prapa, në qendër të kokës, ta fryni me disa onde të mëdha ose gërsheta të hapura.

2- Thonj të gjatë, ekstravagantë dhe shumë aksesorë. Nëse doni të shkëlqeni këtë verë duhet të jeni shumë ekspresivë ndaj çdo detaji, duke nisur nga aksesorët që do të zgjidhni për të vendosur në trup, tek thonjtë më të gjatë. Kushtojini rëndësi detajeve.

3- Vetullat me qimet e ngritura me drejtim nga balli. Ky lloj i ri vetullash ju ndihmon që këto të fundit të duken më voluminoze dhe të keni mundësi të ekperimentoni më tepër me makeup-in, sidomos nëse jeni nga ato vajza që pëlqeni më së shumti stilin “cat eye”.

4- Nëse keni ndonjë rast të veçantë, “festë”, ballo apo event ekskluziv, ju mund të ktheheni në qendrën e vëmendjes duke vendosur disa gurë në pjesën e vetullave. Modelet e makeup-it po eksperimentojnë shumë me këtë trend të ri.

5- Buzëkuqit tuaj të preferuar, në mënyrë që ta ktheni në stil veror, vendosini disa xixa mbi të për të përfituar efektin “pasqyrë”.