DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Sara poston FOTO me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Sara poston FOTO me barkun e rrumbullakosur

DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Sara poston FOTO me barkun e rrumbullakosur

ak ditë më parë, ‘News31’ siguroi një video ekskluzive nga një festë private datëlindjeje, ku Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës shihej me barkun e rrumbullakosur. Burime pranë redaksisë tonë konfirmuan se çifti janë në pritje të një vajze.

Që nga koha kur nisën aludimet, e deri tek publikimi i videos, Sara ka reaguar sot për herë të parë lidhur me lajmet për shtatzëninë. Ajo dhe Ledri po shijojnë pushimet në bregdet, ndërsa fotoja e fundit në profilin e Sarës është krejt ndryshe nga postimet e tjera. Veshur me këmishë të bardhë, partnerja e Ledrit ka preferuar të pozojë me barkun e rrumbullakosur.

“Të lutem”, ka shkruar ajo në anglisht, teksa urimet për pritjen e ëmbël kanë qenë të shumta. Ledri nuk ka ndarë ende një koment lidhur me këtë hap të rëndësishëm në jetën e tij, ndërsa para pak javësh, në intervistën në “NIN” reperi shprehu dëshirën për t’u bërë baba. Gjithçka duket se po shkon më së miri mes Ledrit dhe Sarës, e me ardhjen e vogëlushes në jetë, pse jo, mund të dëgjojmë edhe për planet e dasmës!