“NUK ISHA E GATSHME TË BËHESHA NËNË”/ Tuna tregon si e priti lajmin e shtatzënisë – AlpeGossip
“NUK ISHA E GATSHME TË BËHESHA NËNË”/ Tuna tregon si e priti lajmin e shtatzënisë

“NUK ISHA E GATSHME TË BËHESHA NËNË”/ Tuna tregon si e priti lajmin e shtatzënisë

Një vit më parë këngëtarja shumë e komentuar e showbizit, Tuna u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë si fryt i dashurisë me Patris Berishën.

Pas lindjes, Tuna u shkëput nga jeta publike duke iu përkushtuar plotësisht Tianit por tanimë pas më shumë se 1 viti, këngëtarja është rikthyer, jo vetëm me këngë të reja, por edhe në intervista.

Tuna është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku po flet mbi shtatzëninë, lindjen e Tianit, marrëdhënien me Patrisin etj. “Jam e bindur kushdo që e ka marrë epitetin më të madh në botë, emrin nënë, do thotë se nuk isha e gatshme. Sepse ti dëgjon eksperienca të ndryshme, je kontakt me njerëz që i kanë kaluar këto përvoja, por kur e ndjen në lëkurën tënde, është gjë tjetër.

Unë përvete mendoj që ndoshta psiqikisht isha e gatshme, fizikisht jo. Megjithatë vjen vetë roli, vetë proçesi, vetë 9 ato muaj që natyra i ka falë bëjnë që t’i të kuptosh se po vjen një fazë, një rol, një përgjegjësi e re. Prioriteti im është Tiani”, u shpreh Tuna./Xing.al