E TRISHTË/ Aktorja e njohur shqiptare humb një ndër njerëzit e saj më të shtrenjtë (FOTO) – AlpeGossip
E TRISHTË/ Aktorja e njohur shqiptare humb një ndër njerëzit e saj më të shtrenjtë (FOTO)

E TRISHTË/ Aktorja e njohur shqiptare humb një ndër njerëzit e saj më të shtrenjtë (FOTO)

Aktorja e njohur Yllka Gashi ka humbur një ndër njerëzit e saj më të shtrenjtë. I ati është ndarë nga jeta në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur motra e Yllkës, vajza e të ndjerit, Donika me anë të një postimi në rrjete sociale.

Njoftimi:

Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, shokët, miqtë e dashamirët, që mbrëmë më 20.03.2021 në orët e vona të mbrëmjes ndërroi jetë i dashuri ynë baba Hafiz Gashi (03.10.1941).
Varrimi bëhet sot më 21.03.2021, me namazin e ikindisë në varrezat te Xhamia e lagjes Suteskë, në Mramor. Për hir të traditave fetare, varrimi bëhet vetëm me pjesëmarrje të burrave.
Për shkak të situatës me pandeminë, nuk ka të pame.
Të pikëlluarit:
Bashkëshortja Vahidja, fëmijët: Donika, Iliriana, Fllanza, Yllka dhe Ademi, mbesat e nipat dhe mbarë familja Gashi.