Kim Kardashian dhe Kanye West nuk kanë asnjë problem mes tyre, madje po jetojnë ditët më të lumtura si familje me vogëlushët. Së fundmi çifti i njohur janë arratisur drejt Republikës Domenikane për disa ditë pushime me fëmijët.
Kim ka publikuar në rrjete sociale momente të ndryshme dhe duket se këtë udhëtim e kanë shijuar shumë të gjithë ata. Ajo dukej si gjithmonë shumë e kuruar veshur me një fustan me printe leopardi dhe disa detaje në ngjyrë blu.
Edhe Kanye West, që kohët e fundit ka pasur probleme me shëndetin mendor, dukej mjaft i relaksuar në shoqërinë e familjes. Vogëlushi Psalm ka fituar zemrat e të gjithëve me ëmbëlsinë e tij, pasi kim ka publikuar një foto të tij duke luajtur në bar.
Ky udhëtim i tyre vjen pak ditë pasi Kim rrëfeu eksperiencën e Kanye West me koronavirusin.
“Kanye u infektua në fillim të pandemisë, kur askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte realisht. Ishte kaq e frikshme dhe e panjohur. Shkoja dhe i ndërroja rrobat dhe e ndihmoja që të ngrihej nga shtrati. Ishte sfiduese, sepse çdo gjë ishte e panjohur. Të ndërroja çarçafët me doreza dhe maskë ishte një periudhë tmerruese.”, rrëfeu ylli i “KUWTK”